REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË BULEVARDIN ASNOM DHE RRUGËN VASKO KARANGELEVSKI 23.3.2020

Qendra për Menaxhim dhe kontroll te trafikut i informon qytetarët se po vijon realizimi i fazës së dytë të projektit për ndërtimin e urës në lumin Vardar që do t’i lidh rrugët Vasko Karangalevski dhe rrugën industriale 1.

Ju informojmë se prej sot në këtë pjesë te qytetit do të vendoset regjim i përkohshëm i trafikut dhe i njejti do të vlejë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore. Për shkak të ndryshimit të regjimit të trafikut, stacioni ekzistues i autobusëve në afërsi te QS “Jane Sandanski” do të dislokohet dhe do të shenjezohet ne mënyrë adekuate.