Arsovska: Funksioni i çdo pushteti është që mjetet të kthehen te qytetarët 23.3.2022

Problemet e ndërmarrjeve publike nuk do të zhduken, këto ndërmarrje i ka sjellë dikush në këtë situatë të vështirë. Në këtë moment ka përpjekje për të menaxhuar problemet dhe janë shkurtuar të gjitha shpenzimet joproduktive për dallim nga disa institucione të cilat  momentalisht bëjnë shpenzime luksi. Mendoj se kushdo që guxon të thotë se nuk është për të mirën e qytetarëve, veçanërisht për një nga kategoritë më të rrezikuara siç janë pensionistët të marrin atë që u është premtuar, nuk i ka hije asnjë zyrtari të përgjegjshëm, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në emisionin e lajmeve në televizionin Kanal 5, ku ishte e ftuar, duke iu përgjigjur pyetjes se a është mirë që të ndërmerret një masë e tillë për transport publik falas për pensionistët përkundër krizës ekonomike dhe problemeve me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet publike nën kompetencat e Qytetit.

Sipas Arsovskës, është detyrë e komunave dhe ndërmarrjeve publike që të punojnë për të mirën e qytetarëve, veçanërisht për ata që kanë të ardhura të ulëta dhe që i ndjejnë më së shumti pasojat e krizës ekonomike.

- Duhet t'u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve, sidomos pensionistëve që kanë pensione të ulëta. Për herë të parë në Maqedoni pensioni mesatar është më i ulët se paga minimale. Funksioni i çdo pushteti është që mjetet të kthehen te qytetarët. Çdo bartës i funksionit  publik duhet të ndërmarrë aktivitete në interes të qytetarëve, shtoi Arsovska.