Arsovska: Projektet kapitale dhe ndihma për qytetarët në nevojë janë të domosdoshme në kohë krize 23.3.2022

Qyteti i Shkupit është duke punuar në një program gjithëpërfshirës cilësor në kornizat e buxhetit me të cilin disponon, gjë për të cilën Arsovska theksoi se edhe përkundër borxheve shumë milionëshe të trashëguara nga udhëheqja e mëparshme, po punohet në mënyrë aktive për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

- Projektet kapitale si pjesë e programit janë në kornizat e buxhetit me të cilin disponojmë. Siç e dini kemi trashëguar miliona borxhe. Reagojmë për të gjitha problemet e theksuara nga qytetarët, do të ndërtohen projekte infrastrukturore, po rikonstruktohen rrugë, bulevarde, po vendoset sinjalistikë e re dhe po veprohet në drejtim të rritjes së sigurisë së këmbësorëve dhe çiklistëve.

Për herë të parë në Maqedoni po fillon projekti më i madh kapital ekologjik në rajon, ndërtimi i stacionit të pastrimit, që do të thotë se do të pastrohen 90% e ujërave të zeza në Shkup. Shkurtuam të gjitha shpenzimet joproduktive, mjetet për shërbime katering i ridedikuam për ushqimin e të pastrehëve. Duhet të gjejmë zgjidhje si t'i mbrojmë kategoritë më në nevojë, si t'u ndihmojmë të risocializohen, por edhe t'u ofrojmë mundësi punësimi që ata vetë të krijojnë të ardhura, tha Arsovska në emisionin e lajmeve në Kanal 5, ku ishte e ftuar.