
Arsovska: Qyteti i Shkupit fillon me realizimin e projektit evropian për ripërdorimin e mbetjeve ndërtimore 23.3.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot nënshkroi marrëveshjen për fillimin e realizimit të projektit evropian Re-Construct, për krijimin dhe pilotimin e ekosistemit për zbatimin e modelit qarkor për trajtimin e mbetjeve ndërtimore.
- Me ndihmën e këtij projekti-pilot për herë të parë një njësi e vetëqeverisjes vendore do të hapë çështjen e trajtimit të mbetjeve ndërtimore dhe mbetjeve inerte nga shembjet, dhe gjetjes së mënyrave për konvertim inovativ dhe ripërdorimin e tyre.
Qëllimi kryesor është rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve të Qytetit të Shkupit për kalimin drejt ekonomisë qarkore dhe ripërdorimit të qëndrueshëm të mbetjeve ndërtimore nëpërmjet identifikimit të deponive të paligjshme, monitorimit të tyre dhe intervenimeve për trajtimin e mbetjeve ndërtimore - tha Arsovska gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Kryetarja Arsovska theksoi se me realizimin e këtij projekti do të rritet gatishmëria e administratës së Qytetit dhe ndërmarrjeve publike për zbatimin e zgjidhjeve inovative për menaxhimin e mbetjeve ndërtimore, që praktikisht është fillimi i procesit dhe gatishmërisë për kalimin drejt ekonomisë qarkore, dhe në të njëjtën kohë transmetohen njohuri, përvojë dhe shembuj pozitivë nga rajonet e suksesshme të BE-së në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve.
Me realizimin e këtij projekti, Qyteti i Shkupit do të ketë një model qarkor të zhvilluar për menaxhimin e mbetjeve ndërtimore me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara, do të zvogëlojë numrin e deponive të paligjshme dhe do të sigurojë zgjidhjen e përhershme të problemit me deponitë e paligjshme. Qyteti i Shkupit në periudhën që kaloi punoi intensivisht në pastrimin e deponive të paligjshme dhe gjatë kësaj periudhe po punon në pastrimin e deponive të paligjshme edhe në prona private.
Gjithashtu, me këtë projekt, Qyteti i Shkupit do të ketë edhe aplikacion të zhvilluar për monitorimin dhe identifikimin e deponive të paligjshme, si dhe bazën e plotë të të dhënave për deponitë e paligjshme, përgatitja e së cilës tashmë është në vijim.
Me realizimin e këtij projekti do të rritet riciklimi i mbetjeve ndërtimore në territorin e qytetit, do të vendosen makineri operative për përpunimin e mbetjeve ndërtimore, si dhe do të trajnohen 30 teknikë për drejtimin e makinerive për përpunimin e mbetjeve ndërtimore, 20 punëtorë ndërtimi për ripërdorimin e mbetjeve ndërtimore dhe do të përgatitet udhëzues për ripërdorimin e materialeve dhe mbetjeve inerte.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK