Qyteti i Shkupit do të zbatojë një model ekologjik inovativ për riciklimin dhe ripërdorimin e mbetjeve ndërtimore dhe inerte 23.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, ambasadori i BE-së David Gir, ambasadorja e Zvicrës, Veronika Hulman Marti, ambasadori i Shqipërisë, Fatos Reka dhe shumë kryetarë komunash, sot morën pjesë në konferencën për nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëfinancimin dhe mbështetjen e projekteve në kuadër të dy programeve të financimit nga ana e Bashkimit Evropian (BE).

Kryetarja Arsovska, në emër të Qytetit të Shkupit, nënshkroi marrëveshjen për realizimin e projektit evropian Re-Construct, për krijimin dhe menaxhimin e ekosistemit për zbatimin e modelit qarkor për trajtimin e mbetjeve ndërtimore. Projekti financohet nga BE-ja nëpërmjet programit IPA për komunat dhe do të realizohet për një periudhë trevjeçare.

- Me ndihmën e këtij projekti-pilot për herë të parë një njësi e vetëqeverisjes vendore do të hapë çështjen e trajtimit të mbetjeve ndërtimore dhe mbeturinave inerte nga shembjet, gjetjen e mënyrave për konvertim inovativ dhe ripërdorimin e tyre. Qëllimi kryesor i këtij projekti është ngritja dhe përmirësimi i kapaciteteve të Qytetit të Shkupit për kalimin në ekonomi qarkore dhe ripërdorim të qëndrueshëm të mbetjeve ndërtimore - tha Arsovska.

Në fushën e përmirësimit të shërbimeve nëpërmjet koncepteve inovative nga projekti “BE për Komunat” do të mbështeten 8 njësi të vetëqeverisjes vendore, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar të programit IPA të BE-së do të mbështeten 11 projekte të vetëqeverisjes vendore nga tri rajone planifikuese së bashku me bashkitë partnere nga Republika e Shqipërisë.