U nënshkrua protokolli për binjakëzimin ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe qytetit turk të Izmirit 23.3.2023
Sot me një delegacion nga Qyteti i Shkupit jemi në vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit, Republika e Turqisë, ku zhvilluam një takim pune me kryetarin Mustafa Tunç Sojer dhe nënshkruam protokollin për binjakëzimin e Shkupit me Izmirin.
Me kryetarin e komunës së Izmirit, me të cilin sot nënshkruam protokollin e binjakëzimit, theksuam gatishmërinë tonë për të forcuar marrëdhëniet e ndërsjellta miqësore dhe bashkëpunimin në projekte konkrete me interes të përbashkët në fushën e turizmit, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe mjedisit.
Me këtë protokoll, Qyteti i Shkupit dhe Qyteti i Izmirit fillojnë bashkëpunimin konkret nëpërmjet realizimit të projekteve me interes të përbashkët dhe përcaktimit të dinamikës së duhur për realizimin e tyre.
Në takimin e sotëm me ftesë të kryetarit të komunës së Izmirit morën pjesë deputetë, këshilltarë, kryetarë të 30 komunave në qytetin e Izmirit, si dhe një numër i madh shoqatash, organizatash nga komuniteti i biznesit dhe asociacionet e mërgimtarëve maqedonas në Izmir.
Ky protokoll është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Qytetin e Shkupit nga aspekti i lidhjes ndërkombëtare me qytetin, me të cilin interesat dhe qëllimet e ndërsjellta do të shndërrohen në projekte në të gjitha fushat me interes, si dhe për shkëmbimin e përvojave që janë nën kompetencat e qeverisjes lokale.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK