QYTETARËT E SHKUPIT MUND TË VAZHDOJNË TË PARAQITEN PËR SUBVENCIONE PËR PASTRIMIN E OXHAQEVE 23.6.2020

Qyteti  i Shkupit, I rikujton qytetarët se është duke vijuar ndarja e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të reduktuar pasojat e ndotjes së ajrit.

Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për të pastruar oxhaqet, në vlerë prej 1.000 denarë, dhe për subvencionet mund të paraqesin kërkesë personat fizik dhe personat juridik vendbanimi ose qëndrimi i të cilëve është në territorin qytetit të Shkupit.

Deri më tani, për subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve janë paraqitur rreth 56 kërkesa nga qytetarët, ndërsa thirrja publike do të jetë e hapur deri më 30.11.2020, sipas principit “i ardhuri i parë, shërbehet i pari” , përkatësisht deri në realizimin e mjeteve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020.

Pagesa e mjeteve do të bëhet në mënyrë sukcesive sipas rendit të aplikacioneve të pranuara, pas miratimit të vendimeve të kërkesave nga Kryetari i Qytetit të Shkupit. 

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë Thirrje publike kanë banorët e qytetit të Shkupit, si dhe personat juridikë të cilët kanë objekte afariste në komunat: Aerodrom, Gazi Baba, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizari, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel, Saraj, të cilët do të pastrojnë oxhakun në vendbanimin e tyre ose objektin afarist në territorin e Qytetit të Shkupit dhe do të depozitojnë kërkesë për shfrytëzimin e të drejtës për kompensim.

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe konfirmimin që kriteret për pjesëmarrje janë plotësuar, aplikuesi pranë Qytetit të Shkupit duhet të depozitojë dokumentet e mëposhtme:

-Kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në Arkivin e Qytetit të Shkupit ose të shkarkohet nga faqja e internetit të Qytetit: www.skopje.gov.mk); - Dëshmi që është banor në qytetin e Shkupit: Fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës;

-Fotokopje e llogarisë së transaksionit/xhiro llogarisë;

- Dëshmi për subjekt afarist: Gjendja aktuale jo më e vjetër se 6 muaj;

-Vërtetim origjinal për realizimin e pastrimit të oxhakut, të nënshkruar nga personi profesionist që ka pastruar oxhakun dhe

- Llogari fiskale origjinale nga firma e regjistruar për veprimtarinë pastrim i oxhaqeve (shifra 81.22 në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive).

 

Kërkesa për shfrytëzimin e së drejtës për kompensimin e një pjese të shpenzimeve së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të depozitohen në zarf të mbyllur pranë Qytetit të Shkupit në adresën bul. “Ilinden” nr. 82, në Arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 15:00

Problemi kryesor në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me të cilin ballafaqohet Qyteti i Shkupit, është cilësia e keqe e ajrit ambiental në qytet, veçanërisht grimcat partikulare (PМ10 dhe PМ2,5). Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e objekteve që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, para së gjithash, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të drurëve të zjarrit, cilësisë joadekuate të drurëve dhe mënyrës së ruajtjes së tyre dhe përdorimit të stufave të vjetra, të amortizuara dhe teknikisht të parregullta, si dhe nga pastrimi dhe mirëmbajtja jo e rregullt e oxhaqeve.

Dihet që rreziku i oxhaqeve të neglizhuara dhe të papastërta është i lartë. Jo vetëm ndotja dhe emetimi i grimcave PM 10 është i lartë, por kërcënohet edhe siguria e përdoruesve nëse nuk bëhet pastrimi i rregullt i oxhaqeve. Është e këshillueshme që të pastrohen oxhaqet 3 herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe njëherë kur të  përfundojë sezoni i ngrohjes.

Rikujtojmë se Qyteti I Shkupit këtë masë e ka realizuar edhe në vitin 2018 dhe 2019, kur u ndanë gjithsej 634 subvencione.