KONKURS PËR ZGJEDHJEN E PESË ZGJIDHJEVE IDEORE – FORMUESE PËR PËRGATITJEN E PROTOTIPIT TË SUVENIREVE SI PJESË E INICIATIVËS “SUVENIRE TË REJA PËR ÇARSHINË E VJETËR TË SHKUPIT” 23.6.2020

Qyteti i Shkupit shpall Konkurs për zgjedhjen e dhjetë zgjidhjeve ideore – formuese për përpunimin e prototipit të suvenireve për Çarshinë e Vjetër të Shkupit si pjesë e iniciativës “Suvenire të reja për Çarshinë e Vjetër të Shkupit” e cila realizohet në suaza të projektit ROCK që është pjesë e programit Horizon 2020 dhe që realizohet me përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian.  I hapur deri më 20.07.2020

QËLLIMI DHE DETYRAT E KONKURSIT

Konkursi shpallet si pjesë e iniciativës „Suvenire të reja për Çarshinë e Vjetër të Shkupit“ dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e kësaj tërësie kulturore-historike në qytetin e Shkupit dhe promovimin e vlerave të saja. Në këtë kontekst, zgjidhjet e ofruara duhet të theksojnë vlerat e trashëgimisë kulturore, zanatet e vjetra dhe të jenë pasqyrim i traditës dhe vlerave kulturore, historike, materiale dhe shpirtërore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit si tërësi e mbrojtur kulturore, me rëndësi të veçantë dhe me trashëgimi të pasur kulturore-historike. Në të njëjtën kohë, qëllimi është që nëpërmjet këtij konkursi të mundësohet identifikimi, promovimi dhe përfshirja e potencialit kreativ dizajnues me qëllim i njëjti të japë kontributin e drejtpërdrejtë në krijimin e suvenireve moderne dhe në frymën e kohës.

Qëllimi është përmirësimi i ofertës së suvenireve për Qytetin e Shkupit me qasje inovative të industrive kreative, përkatësisht pasurimi i ofertës turistike – komerciale të Çarshisë si një nga ambientet më atraktive të qytetit.