JANË LARGUAR 223 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE 23.7.2021

Gjatë javës së kaluar (15.07 - 22.07.2021) me automjetet speciale –merimanga- janë larguar 183 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të pa rregullt, 30 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 193 automjetet tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.

Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 344 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 30 automjete u larguan me shërbimin “merimanga” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking. Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë.