PLLAKATA PËR PJESËMARRËSIT NË GARËN BOTËRORE PËR SHKENCË, MJEDISIN JETËSOR DHE INXHINIERI 23.7.2021

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot u takua me pjesëmarrësit  në Garën botërore për shkencë, mjedis jetësor dhe inxhinieri (WSEEC) në parkun "Ibni Pajko".

 Në takimin e sotëm, Kryetari Shilegov uroi për suksesin  garuesit  Ilina Georgieva, Bisera Georgieva, Anamarija Jordanovska, Lina Petrovska, Nikolla Stojanovski, Denis Dimitrov, Darko Eftimovski dhe Kosta Arizanov, si dhe mentorët Suzana Stojanova  dhe Dragan Jovanov nga Shoqata për rehabilitim dhe përfshirje të personave me Sindromin Daun, Qendra ditore Dozë Lumturie - Shkup.

Në garën  botërore të shkencës, mjedisit jetësor dhe inxhinierisë (WSEEC) të këtij viti (WSEEC)  2021, ku morën pjesë 288 ekipe nga 21 vende, ekipet tona fituan një medalje të artë dhe një çmim special të jurisë.

Gara botërore për Shkencë, Mjedisin jetësor dhe Inxhinieri(WSEEC) është garë ndërkombëtare e njohurive bazuar në qasjen e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) e organizuar nga asociacioni i Shkencëtarëve të Rinj nga Indonezisë dhe Univerziteti për shkencë nga Indonezia (Sekolah Ilmu Lingkungan Universitas Indonesia).