Ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit automobilistik në Bullgari 23.11.2021

Qyteti i Shkupit shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm automobilistik që ndodhi mbrëmë në Bullgarinë fqinje. Tragjedia që ndodhi është shumë e rëndë, nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e bashkëqytetarëve tanë.

Edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit këtë mëngjes u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Udhëtarëve të lënduar u urojmë shërim të shpejtë.