NJOFTIM PUBLIK 23.11.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot hapi eventin për menaxhimin të mirë në nivel lokal në Ballkanin Perëndimor, nën organizimin e OECD SIGMA.
- Qyteti i Shkupit si institucion udhëheqës në menaxhimin e mirë në vetëqeverisjen lokale, me përpjekjet e administratës së Qytetit, marrin mirënjohje në korniza ndërkombëtare. Punojmë me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve me synimin për të mënjanuar barrierat administrative burokratike për të cilat qytetarët dhe sektori privat kanë më shpesh vërejtje.
Në procesin e anëtarësimit në BE duhet të tejkalohen një numër i madh i sfidave dhe prioriteti ynë është të ofrojmë shërbime cilësore për qytetarët - theksoi Arsovska në hapjen e tryezës së rrumbullakët.
Në kuadër të aktivitetit nga ana e OECD SIGMA u prezantuan parimet e reja për menaxhimin në shumë nivele si segment i ri në kornizat e administratës publike, dhe bashkëpunimi në drejtim të ndërtimit të besimit në institucionet publike, me shkëmbimin e përvojave ndërmjet shumë institucioneve nga Europa, në lidhje me mënyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe rajonale për të mundësuar realizimin më të mirë të projekteve. Në këtë event morën pjesë përfaqësues nga pushtetet qendrore dhe lokale nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK