Qyteti i Shkupit do të ndajë mjete për të gjitha 10 komunat e Shkupit për parqe të reja dhe gjelbërim 24.2.2022

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme miratoi disa vendime për bashkëpunim ndërkomunal me komunat e Shkupit.
Vendimi i parë parashikon që Qyteti i Shkupit të ndajë mjete për 10 komunat e Shkupit për rikonstruksionin dhe rregullimin hortikulturor të sipërfaqeve ekzistuese të parqeve, si dhe mbjellje të fidanëve dhe luleve të reja. Nga këto mjete do të realizohen shumë projekte të përbashkëta me komunat që do të rrisin gjelbërimin në qytetin e Shkupit.
Në seancën e sotme këshilltarët miratuan dy vendime për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me komunën e Kisella Vodës, i pari për ndërtimin e një kanalizimi atmosferik, ndërsa i dyti për ndërtimin e kanalizimit fekal. Vendimi i parë parasheh financimin e plotë të ndërtimit të kanalizimit atmosferik përgjatë një pjese të rrugëve Dimo Haxhi Dimov dhe Bozhidar Axhija – krahu 2.
Me vendimin e dytë, Qyteti i Shkupit do të financojë ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Gradinar. Komuna e Kisella Vodës do të marrë pjesë në projekt përmes financimit të përpilimit të projektit Urbanistik dhe themelor për ndërtimet e infrastrukturës në një pjesë të bulevardit Boris Trajkovski për kanalizim fekal në vendbanimin Gradinar.