THIRRJE PUBLIKE PËR TRAJNIME TË PAGUARA PËR PASTRUES TË OXHAQEVE 24.7.2019

Agjencia për punësim e RMV shpalli Thirrje publike për personat e evidentuar si të papunë që të aplikojnë për trajnim për profesionet e kërkuara në tregun e punës -  pastrues të oxhaqeve në Shkup.

Të gjithë personat e interesuar duhet të paraqiten në klubet e qendrave të punësimit ku ata janë të evidentuar si të papunë, deri në plotësimin e numrit ose më së voni deri më 30.08.2019.

Trajnimi për pastrues të oxhaqeve do të bëhet nga trajner i verifikuar, ndërsa kandidatët e interesuar duhet të jenë nga Shkupi dhe të kenë përfunduar të paktën arsimin fillor.

Trajnimi do të zgjasë tre muaj, dhe pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të kryejnë punë praktike të përditshme në kushte reale tek punëdhënësit për një periudhë prej një muaji. Nëse realizues të trajnimit janë kompani private (punëdhënës), puna praktike për një periudhë 1 mujore mund të bëhet me të njëjtën kompani private (punëdhënës).

Kandidatët gjatë kohës së trajnimit do të marrin kompensim mujor prej 9,000 denarë duke përfshirë sigurimin për invaliditet dhe lëndimin trupor të shkaktuar gjatë punës dhe sëmundje profesionale, si dhe tatimi mbi të ardhurat personale gjatë kohëzgjatjes së trajnimit.

Personat e papunë që do ta përfundojnë trajnimin, punën praktike dhe me sukses do ta japin provimin e paraparë, do të marrin Certifikatë të lëshuar nga trajner i verifikuar.

Shfrytëzuesit e kompensimit financiar dhe shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë në të holla nga mbrojtja sociale nuk e humbin këtë të drejtë gjatë kohëzgjatjes së trajnimit.

Kushtet, të drejtat dhe obligimet do të rregullohen me kontratë ndërmjet Agjencisë për punësim të RMV dhe kandidatëve të përzgjedhur.

Trajnimet do të zhvillohen nëse ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve dhe trajnerëve.

Në trajnime nuk mund të marrin pjesë personat që kanë qenë të përfshirë më parë në këtë masë.

Personat e interesuar të papunë mund të aplikojnë në Qendrat e punësimit çdo ditë pune nga ora 9 deri në orën 14. Informata të hollësishme mund të merren në Klubet e punës të Qendrave të punësimit në numrin e telefonit 02 / 3111-850, si dhe në faqet e internetit të Agjencisë së punësimit të Republikës së Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e RMV  www.mtsp.gov.mk.