
KOMUNAT E SHKUPIT DHE QYTETI I SHKUPIT MORËN OBLIGIM TA PARANDALOJNË ROBËRIMIN E RI TË DRURËVE 24.7.2019
Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me komunat Qendër, Karposh, Çair dhe Aerodrom, e vazhdon aksionin për lirimin e drurëve të robëruar nga materiali ndërtimor gjatë kryerjes së aktiviteve ndërtimore në mënyrë joprofesionale. Ekipi i Fakultetit të pylltarisë ka bërë hartën e saktësisht 841 drurëve të robëruar në qytet, prej të cilëve rreth 150 tashmë janë liruar. Ky aksion është duke u zhvilluar edhe sot në komunat Karposh, Çair dhe Qendër, ku po punohet me ritëm të përshpejtuar.
- Komuna e Aerodromit e përfundoi aksionin për një ditë. Sipas informatave të mia, në Aerodrom nuk ka mbetur asnjë dru i robëruar dhe kështu ne mund ta konsiderojmë këtë komunë "plotësisht të lirë" në lidhje me drurët e robëruar. Deri në fund të aksionit presim të lirohen më së paku 200 drurë, që është më shumë se 25% e numrit total të drurëve të robëruar në Shkup - tha sot zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu, në aksionin që u zhvillua në rrugën Nikolla Teslla në komunën e Karposhit
Ai theksoi se komunat e Shkupit së bashku me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjet publike të Qytetit në çdo mënyrë të mundshme do të parandalojnë robërimin e drurëve në sipërfaqet urbane publike.
- U bëjmë apel të gjithë personave fizikë dhe kompanive që kryejnë edhe aktivitetet më të vogla ndërtimore të kujdesen për drunjtë, sepse ato janë një nga rojet më të rëndësishme të shëndetit tonë dhe shëndetit të fëmijëve tanë - shtoi Salihu.
Në aksionin e sotëm për lirimin e drurëve të robëruar në rrugën Nikolla Teslla, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev
- Me këtë aksion ne lirojmë drurë të rritur dhe cilësor, me çka do t'u mundësojmë atyre të zhvillohen pa pengesa. Drurët e rritur dhe të zhvilluar e pastrojnë ajrin dhe grimcat për 30 deri në 40 përqind më shumë se drurët më të vegjël dhe të pazhvilluar - tha Bogoev.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK