SIPËRFAQET E LIRUARA PËR KËMBËSORË NË SHKUP 24.9.2019

Gjatë dy viteve të kaluara, në Shkup i është kushtuar shumë vëmendje vendit të këmbësorëve në hapësirën publike në Shkup. Krijohen hapësira që janë të sigurta, të dobishme dhe kalueshme. Vendosen rreshta të drurëve, gjelbërim dhe pajisje urbane në vendet ku shoferet dikur i përdornin për parkim. Ecja e sigurt dhe ngasja e biçikletave është prioriteti  kryesor i Qytetit të Shkupit.

Në fund të Javës Evropiane të lëvizshmërisë, e cila këtë vit iu kushtua ecjes dhe çiklizmit nën moton "Ec me ne", Ju prezantojmë disa lokacione nga zonat e reja të këmbësorëve në Shkup:

- Trotuari përpara Portës Bunjakovec është pasuruar me pajisje urbane (postera betoni) që paraqesin artin rrugor, për shëtitje më të këndshme për këmbësorët;

- Trotuari i ri në rr. Dame Gruev deri para do kohe ishte parkingu i fundit i parregulluar dhe falas në qendër të qytetit;

- Në këtë trotuar në Ruzveltova nuk kalohej nga automjetet e parkuara nga kafeteritë përreth;

- Trotuari përpara Trgostekil në rrugën Kiril dhe Metodij është pasuruar me art rrugor dhe gjelbërim për shëtitje më të këndshme, por edhe për bllokimin e hyrjes së automjeteve;

 

- Trotuari përpara Postës kryesore ishte i përmbytur me automjete deri vitin e kaluar kur u rrethua plotësisht, përgjatë rrugës aty u mboll rreshti i drurëve ndërmjet shtegut për këmbësorë dhe biçikleta;

- Rrethoja në rrugën Vasko Karangelski fillimisht ishte vendosur për të mbrojtur nxënësit e shkollës aty në afërsi, por më pas trotuari filloi të përdoret edhe nga rekreativët;

- Nxënësit e shkollës së re fillore Kiro Gligorov në Kapishtec janë plotësisht të sigurt nga trafiku lokal motorik;

 - Pamptraku i parë në Shkup para Pishinës Olimpike u hap këtë verë për rekreacion të fëmijëve dhe të rinjve dhe për zhvillimin më të mirë të shkathtësive të tyre në rrota;

 

- Hapësira përpara Trgotekstil në rrugën Kiril dhe Metodi është hapësira e fundit e liruar, dhe në vend të automjeteve, ajo tani përdoret nga familje të tëra për shëtitjet e tyre nëpër qytet;

- Trotuari përballë Muzeut të Qytetit të Shkupit shpesh ishte i okupuar nga taksistët dhe vizitorët e Ramstorit. Sot është shteg i përzier për këmbësorë dhe çiklistë;

- Vendkalimi i ri për këmbësorë te Pishina Olimpike është krijuar për kalim më të sigurt në bulevardin Koço Racin, por edhe për të lidhur më mirë stacionet e autobusëve në të dy anët e bulevardit;

- Për ditë të sigurta në shkollë dhe trotuare të lira, në shkollën fillore “Koço Racin” në Vodno është vendosur rrethoja mbrojtëse dhe një plato për të ulur shpejtësinë e trafikut;

- Trotuari përpara Universitetit Evropian është liruar nga automjetet e parkuara;

- Aradhat partizane te Zegini me art rrugor;

- Rikonstruksioni i shtegut për çiklizëm dhe këmbësorë në bul. 8 Shtatori;

- Në dhjetëra lokacione në të gjithë Shkupin janë vendosur parkingje për biçikleta;

- Trotuaret e rrugës Klimenti i Ohrit shpesh herë okupoheshin nga automjete që bllokonin njëkohësisht edhe shtegun e biçikletave;

Kalo qytetin pa veturë është motoja jonë, dhe në këtë drejtim Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e infrastrukturës së këmbësorëve dhe biçikletave edhe në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojë zero toleranca e qytetit për parkime të parregullta dhe uzurpim nga  automjetet në sipërfaqet publike. Shkupi po bëhet qytet funksional që siguron jetë cilësore për të gjithë qytetarët, veçanërisht duke inkurajuar ndryshimin në mënyrën e transportit nga udhëtimi me vetura me lloje të transport të qëndrueshëm .