Konferencë e jashtëzakonshme për shtyp 24.10.2022

Të nderuara mediume, i nderuar publik,


Në fillim dëshiroj të sqaroj situatën në të cilën ndodhen ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, duke pasur parasysh faktin se ditët e fundit po përhapen spekulime të shumta për gjoja probleme në funksionimin e tyre.Konkretisht bëhet fjalë për Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, e cila për dallim nga paniku që duan të krijojnë disa persona të instrumentalizuar, qyteti i Shkupit ka furnizim të pandërprerë dhe cilësor me ujë.Tani dua t'u referohem edhe njoftimeve për grevë dhe bllokadë të ndërmarrjes. Sot dua të them se inkurajoj të gjitha organizatat sindikale që të praktikojnë dhe realizojnë të drejtën e tyre për grevë sa herë që mendojnë se janë shkelur të drejtat e punëtorëve. Megjithatë, dua t'u bëj thirrje edhe punëtorëve, përkatësisht të punësuarve në këtë ndërmarrje publike, që të mos lejojnë të jenë instrument, pra mashë për disa individë që duan të përfshihen në kalkulime politike.Dua t'ju kujtoj se të gjitha kërcënimet vijnë në kohën kur është paralajmëruar departizimi i administratës në qytetin e Shkupit. Dua të theksoj se këta njerëz që gjoja po luftojnë për të drejtat e një duzine punonjësish, duhet të jenë të virtytshëm dhe të thonë të vërtetën se kjo që po bëjnë dhe njoftojnë se do ta bëjnë në të gjitha ndërmarrjet e tjera, nuk është luftë për të drejtat e punëtorëve, por nëse fillojnë sulmin ndaj meje dhe sulmet që i instrumentalizojnë kundër meje, sepse këto elita politike nuk mund të veprojnë ndryshe veçse me sulme personale, dua të theksoj se punëtorët nuk duhet të jenë mashë e tyre për kalkulime politike, kjo nuk është luftë për të drejtat e punëtorëve.Konkretisht për “Ujësjellësin”, nuk mendoj se dikush duhet të dalë dhe të kërkojë dorëheqjen e dikujt sepse nuk i pëlqen, thjesht ky nuk është qëllimi i organizimit sindikal.
Së dyti, ishte paralajmëruar ndërprerja e furnizimit me ujë për qytetin e Shkupit, apeloj tek institucionet kompetente, tek PP-ja dhe te të gjithë ata që e konsiderojnë këtë si indikator për planifikimin e ndërprerjes së punës dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë të ndërmarrin veprimet e duhura për të parandaluar që ky kërcënim të mos realizohet.
Së treti, mendoj se duhet të sqarojë në mënyrë konsekuente se çfarë po ndodh në këtë ndërmarrje atë që e ka prezantuar si kërcënim ndaj SPM-së, që doli para qytetarëve javën e kaluar.
Konkretisht bëhet fjalë për risistematizimin e dhjetë personave, horizontalisht, që do të thotë se këtyre personave nuk u është hequr asnjë e drejtë, nuk u është ulur paga, dy nga këta persona marrin pagë mbi 60.000 denarë, dy prej tyre mbi 40.000 denarë, por tani do të duhet të punojnë.
Duhet të mbetemi në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe Qytetit të Shkupit.
Kjo ndërmarrje ka mbi 1.250 të punësuar, NË 30 VITET E FUNDIT është kthyer në zyrë punësimi për partitë politike, shumica e tyre janë personel administrativ, dhe jo teknik. Për këtë arsye është paralajmëruar optimizimi i proceseve të punës dhe rikualifikimi, trajnime plotësuese dhe nuk do të munden më të mos shkojnë në punë e të marrin rrogë, apo të shkojnë në punë, të mos punojnë dhe të marrin pagë 60.000 apo 40.000 denarë dhe të dëmtojnë buxhetin.
Është kritike dhe e rëndësishme të theksohet se për shkak se është kthyer në një agjenci punësimi, “Ujësjellësi” nuk po kryen funksionet e tij themelore, pra nuk po investohet në infrastrukturë. Nuk kemi hidraulikë dhe personel teknik, por ka një numër të madh të punësuarish në administratë. Të gjithë ata që duhet të punojnë për sigurimin e kësaj strukture – për kanalizimet e ujërave të zeza dhe atmosferike angazhohen firma nga jashtë, pra në të njëjtën kohë paguhet edhe administrata teknike edhe firmat nga jashtë për të realizuar atë që duhet të realizohet nga “Ujësjellësi”.
Ajo që dua të theksoj është se duhet të shikohet justifikimi i këtyre kuadrove, por para së gjithash mendoj se në asnjë rast në qytetin e Shkupit askujt nuk do t’i lejohet meqenëse nuk i pëlqen kryetarja dhe drejtori sepse nuk janë kuadro partiakë, të dalin për të mbrojtur të drejtat e atyre që nuk punojnë dhe të kërcënojnë me ndërprerjen e furnizimit me ujë të qytetit të Shkupit.
Dua t'i qetësoj qytetarët se do të kenë furnizim të vazhdueshëm, cilësor dhe të pandërprerë me ujë dhe edhe një herë u bëj thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë ndaj kërcënimit që patëm javën e kaluar.