SHILEGOV: GJELBËRIM I RI NË OBORRON E SHKOLLËS NIKOLLA KAREV 24.1.2020

Kryetari Petre Shilegov dhe zëvendës ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli, mbajtën sot konferencë për media në oborrin e shkollës së mesme "Nikolla Karev", e cila është një nga tre shkollat e mesme të qytetit oborret e të cilave janë gjelbëruar me mjete nga Programi i Qeverisë për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019.

-Qyteti i Shkupit ka aplikuar në thirrjen publike të Qeverisë për realizimin e këtij programi me projekte për gjelbërimin e shkollave të mesme në Shkup dhe ka marrë mjete në vlerë prej rreth 2.8 milion denarë, me të cilat i rregullojmë oborret e tre shkollave të mesme. Oborri më i madh është në Nikolla Karev me sipërfaqe të përgjithshme prej 7.000 metra katrorë, oborri i shkollës Korçagin me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1.500 metra katrorë dhe Dimitar Vllahov me sipërfaqe prej rreth 1.000 metra katrorë ku gjelbërimi është rregulluar plotësisht dhe është instaluar sistemi për ujitje, duke i bërë ato të lehtë për mirëmbajtje - tha Shilegov.

Ai shtoi se në këtë mënyrë po realizohet koncepti i Qytetit që të gjitha oborret e shkollave të mesme të bëhen parqe të vogla dhe shpreson që në kohë tjera më të mira kur do të zvogëlohet destruktiviteti tek qytetarët, do të largohen rrethojat e shkollave të mesme dhe oborret do të mund të përdoren si hapësira publike.

-Lufta kundër ndotjes së ajrit është e përhershme, lufta me ndotjen e ajrit është e përditshme, masat janë të shumëllojshme, përfshirë edhe këtë lloj gjelbërimi, që kur të bëhet më ngrohtë, do të mbillet në këtë oborr. Dhe vetëm me përkushtim dhe bashkëpunim të përbashkët të njësive të vetëqeverisjes lokale, Qytetit të Shkupit, Ministrisë së mjedisit jetësor, Qeverisë dhe qytetarëve mund të kemi sukses në këtë betejë – theksoi Shilegovi.