U formua Këshilli Ekologjik i Qytetit – Këshilli i Gjelbër i Qytetit të Shkupit 24.1.2022

Njëzet e pesë ekspertë dhe përfaqësues të sektorit civil nga fusha e planifikimit urbanistik, urbanizmit, arkitekturës, transportit, energjetikës dhe mbrojtjes së mjedisit, janë pjesë e Këshillit Ekologjik të Qytetit – Këshillit të Gjelbër të Qytetit të Shkupit të sapoformuar. Ky Këshill ka për qëllim krijimin e politikave nga fusha e ekologjisë, transportit, planifikimit urbanistik, të propozojë strategji dhe të japë këshilla për të ardhmen e zhvillimit të Shkupit.

“Fillojmë një praktikë të re në punën e Qytetit të Shkupit. Ky Këshill ka për qëllim të na ndihmojë ne shkupjanëve me aktivitete të përbashkëta dhe të orientuara drejt krijimit të kushteve më të mira të jetesës në qytet. Është koha që të vendosen bazat për krijimin  e zgjidhjeve sistemore për problemet e Shkupit në lidhje me ekologjinë. Nëpërmjet këtij Këshilli do të luftojmë edhe kundër kaosit urbanistik në qytet, do të krijohen politika konkrete dhe rekomandime të cilat me planin e veprimit dhe me korniza kohore konkrete do të mundësojnë ndjekjen dhe kontrollin e plotësimit të planeve në praktikë“, tha në takim kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Këshilli Ekologjik i Qytetit ka për qëllim përmirësimin e mjedisit jetësor në qytet, krijimin e politikave për zbatimin e aktiviteteve për vendosjen e zgjidhjeve sistemore për zvogëlimin e ndotjes, si dhe për vendosjen e standardeve të reja për mbrojtjen e mjedisit.

Në Këshill do të krijohen ide, propozime për çështje dhe punë të cilat burojnë nga vetë anëtarët e këtij organi, organizatat dhe institucionet e tjera, si dhe nga vetë qytetarët. Gjatë kësaj, çështjet të cilat do të trajtohen  si dhe zgjidhjet e ofruara, duhet të jenë reale dhe të realizueshme, dhe të njëjtat do të realizohen nga sektorët përkatës të Qytetit të Shkupit.