
GJATË FUNDJAVËS JANË SHQIPTUAR 54 DËNIME PËR PARKIM TË PARREGULLT NË VODNO 24.2.2020
Për të mbrojtur malin Vodno nga ndotja dhe për të mundësuar lëvizjen papengesa dhe të sigurt të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve, radarët komunal të qytetit edhe këtë fundjavë kryen kontrolle të përforcuara për parkim të parregullt në sipërfaqe publike dhe kanë shqiptuar gjithsej 54 gjoba për parkimin në gjelbërim (8 të shtunën dhe 46 të dielën).
Falë këtyre kontrolleve të përforcuara të radarëve komunalë të qytetit këtë fundjavë, u shmangën bllokimet e trafikut, autobusët falas ishin plotë, ndërsa vizitorët kishin kushte optimale për rekreacion.
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mundësuar rekreacion të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më së shumti e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe NP "Parkingu i qytetit" ka sjellë parkimin zonal në parkingjet në Vodno të mesme. Në parkingjet aty është vendosur sinjalizimi adekuat horizontal dhe vertikal si dhe tabela informative. Parkimi është falas për personat me hendikep, si dhe për autobusët turistik, ndërsa sanksionohet parkimi i parregullt.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në vend-parkime të lejuara për këtë qëllim.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK