PREJ DITËS SË NESËRME REGJIM TË TRAFIKUT NË RRUGËN E PLASTIKAVE 24.2.2020

Qyteti i Shkupit informon se për shkak të rikonstruksionit të rrugës së Plastikave, më saktë për shkak të realizimit të kanalizimit atmosferik,  zgjerimit të shtegut për këmbësorë dhe rinovimit të rrjetit të ujësjellësit, në një pjesë të kësaj rruge do të vendoset regjim i përkohshëm i trafikut.

Ndryshimi i regjimit të trafikut do të vlen prej nesër, 25 shkurt 2020 (e martë), kur fillon asfaltimi i sipërfaqes së trotuarit verior në pjesën prej të qarkorja Bit-Pazar deri te kryqëzimi i parë i semaforizuar me rrugën  Brigada kosovare-maqedonase. Pastaj, do të vazhdojë asfaltimi i sipërfaqeve përgjatë rrugës në pjesën e zgjeruar, si dhe do të bëhet gërmimi i rrugës ekzistuese në gjerësi prej 4 m.

Regjimi i përkohshëm i trafikut do të vendoset në korsinë e fundit të anës së djathtë në drejtim të kazermës Ilinden, trafiku do të zhvillohet në dy drejtime në pjesën tjetër të rrugës për të cilën do të vendoset edhe sinjalizimi adekuat. Pas përfundimit të punimeve ndërtimore, do të punohet në asfaltimin e anës jugore të rrugës me të njëjtin rend të aktiviteteve.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës.