QYTETI I SHKUPIT - QYTET I BARABARTË GJINOR 24.2.2021

Në seancën e fundit, Këshilli i Qytetit të Shkupit shqyrtoi dhe miratoi strategjinë për barazinë gjinore të Qytetit të Shkupit 2021 - 2025.

Bëhet fjalë për një dokument strategjik që u miratua me qëllim që të promovojë mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në jetën e përgjithshme shoqërore të qytetit. Qyteti i Shkupit është një nga njësitë e para të vetëqeverisjes lokale që u përfshi në programin për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave - UN Women, dhe me këtë strategji Qyteti i Shkupit konfirmohet si lider dhe shembull për komunat në promovimin dhe avancimin e barazisë gjinore

Si bazë në përpilimin e kësaj strategjie janë marrë dy dokumentet ndërkombëtare në lidhje me vetëqeverisjen lokale dhe barazinë gjinore: "Deklarata Botërore e Grave në Qeverisjen Lokale" dhe "Karta Evropiane për Barazinë midis Burrave dhe Grave në Jetën Lokale". Strategjia për Barazinë Gjinore të Qytetit të Shkupit i ka parasysh edhe  dokumentet tjera strategjike në nivelin kombëtar dhe lokal. E njëjta është bërë në bazë të analizës së të dhënave reale dhe ofron pasqyrë të treguesve themelorë të Qytetit të Shkupit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në çështjet që më së shumti mund të detektojnë pabarazinë gjinore dhe pabarazinë në marrëdhëniet midis burrave dhe grave si p.sh. puna e papaguar., siguria publike dhe dhuna, tregu i punës dhe punësimi, shëndetësia, arsimi dhe të tjera.

Me Strategjinë për Barazi Gjinore, Qyteti i Shkupit promovon barazi, mosdiskriminim, pjesëmarrjen, mundësitë e barabarta për të gjithë, qëndrueshmëri, tolerancë, udhëheqje, transparencë dhe llogaridhënie.

Plani aksional për barazinë gjinore (2021-2025), i cili është pjesë e kësaj strategjie, parashikon ndërmarrjen e aktiviteteve afatshkurtra dhe afatmesme në disa fusha të planifikuara për një periudhë prej katër vjetësh, dhe të zbatuara përmes programeve vjetore operacionale. Është parashikuar të zbatohet qasje gjinore në planifikimin dhe ofrimin e të gjitha shërbimeve publike në fushat e: urbanizmit, shëndetit social dhe mbrojtjes së fëmijëve, kulturës, sportit, trafikut, mjedisit jetësor, veprimtarive komunale, zhvillimit ekonomik lokal, arsimit, si dhe në punën e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve kulturore të Qytetit të Shkupit.

Janë planifikuar aktivitete të shumta konkrete si: ofrimi i shërbimeve të kujdesit në kushte shtëpiake, kujdesi ditor dhe kujdesi për të moshuarit dhe të sëmurët, të sëmurët dhe personat me nevoja të posaçme, rritja e përfshirjes së vajzave në arsimin e mesëm me theks të veçantë tek vajzat rome, rritja e numrit të vajzave në shkencat teknike , zvogëlimin e segregacionit së vendeve të punës, rritjen e numrit të grave afariste, promovimin e grave autore, fuqizimin e figurave kulturore të grave, investimin në infrastrukturën publike për zhvillimin e sporteve sipas preferencave të grave, qasje në transportin publik dhe linjat e transportit.

Aktivitetet do të financohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

Kjo strategji është dokument gjithëpërfshirës i Qytetit të Shkupit, si krijues i mundësive të barabarta për gratë dhe burrat, dhe shpreh politikën e përgjithshme dhe planet e Qytetit për të avancuar aspektin gjinor në të gjitha fushat e jetesës dhe punës me qëllim që të përmirësohet cilësia e përgjithshme e jetës së grave dhe burrave.