TAKIM PËR NEVOJËN E REFORMAVE NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL 24.2.2021

Kryetari Petre Shilegov, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska dhe Ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter sot mbajtën një takim konsultativ me drejtuesit e shkollave të mesme profesionale të Shkupit dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

Në takimin i cili u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor u diskutua për nevojën e reformave për avancimin e arsimit të mesëm profesional.

- Sot po fillojmë procesin e reformave në arsimin e mesëm duke filluar me debate, diskutime dhe analiza në lidhje me procesin e të ashtuquajturit arsim të dyfishtë. Në Qytetin e Shkupit kemi 23 shkolla të mesme, nga të cilat 15 prodhojnë kuadër profesional me njohuri të posaçme profesionale. Në këtë proces, falë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë, në falënderim të Ambasadës zvicerane dhe angazhimit të Qytetit të Shkupit, bëjmë një analizë të nevojave të tregut. Në këtë proces, i përfshijmë edhe kompanitë në mënyrë që fëmijët që mësojnë arsimin e mesëm përmes arsimit të dyfishtë që të bëhen profesionistë dhe të aftë, sipas nevojave të tregut të punës dhe sipas asaj që kompanitë kërkojnë si kuadër deficitar. Qëllimi është që këta fëmijë nesër të jenë konkurrues në treg, profesionistë dhe të paguar mirë. Sot fillojmë këtë proces dhe pres që nga viti i ardhshëm shkollor të flasim se fëmijët mësojnë sipas nevojave të tregut të punës, për të siguruar punë më efikase dhe më të mira për ta - tha kryetari Shilegov.

Qyteti i Shkupit përmes 15 shkollave i dha mbështetje të plotë MASH në kryerjen e analizës e cila përcakton përshtatshmërinë e profileve ekzistuese arsimore të ofruara nga shkollat, si dhe nevojën për profile të reja për të cilat kompanitë kanë nevojë, por që nuk janë përfshirë në programet mësimore.

Në kushte kur kuadrot që kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional bëhet deficitar, kjo reformë në arsimin e mesëm profesional do të mundësojë që shkollat ​​e mesme të prodhojnë kuadër që do të plotësojë nevojat për një kuadër të tillë profesional.