
Ministrja e Kulturës ik nga përballja me faktet, duke konfirmuar kështu pasigurinë e projektit të Sallës Univerzale 24.2.2022
Ministrja e Kulturës ik nga përballja me faktet, duke konfirmuar kështu pasigurinë e projektit të Sallës Univerzale.
Qyteti i Shkupit thekson se ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, me refuzimin e ftesës për takim të hapur të punës për prezantimin e mangësive serioze në projektin e Sallës Univerzale, vetëm dëshmon se i vërteton pretendimet nga të gjitha procesverbalet dhe dokumentacioni teknik se LSDM dhe Shilegovi, të vetëdijshëm për parregullsitë e projektit për rindërtimin e Sallës Univerzale vitin e kaluar, kanë vazhduar me aktivitetet ndërtimore edhe pse e kanë ditur dhe kanë qenë të vetëdijshëm për seriozitetin e problemeve.
Ikja e Ministres së Kulturës nga përballja me faktet, dhe nga thirrja për të nënshkruar deklaratën e përgjegjësisë personale për sigurinë e shkupjanëve dhe rregullshmërinë e projektit ekzistues për rindërtimin e Sallës Univerzale, hedh në ujë të gjitha sulmet dhe paradat politike të inskenuara partiake nga pushteti qendror dhe LSDM, të cilët me përhapjen e dezinformatave dhe manipulimin e opinionit përmes njoftimeve dhe konferencave për media për pikë politike duan të mbulojnë paaftësinë e tyre.
Projekti për rindërtimin e Sallës Univerzale ka implikime serioze për aktivitetet e të cilat janë zhvilluar, por mbi të gjitha ky projekt i miratuar nga LSDM dhe Shilegovi është larg të qenit i sigurt. Këtë e tregojnë të gjitha procesverbalet dhe dokumentacioni teknik, i përgatitur gjatë qeverisjes së LSDM-së me Qytetin e Shkupit.
Edhe një herë apelojmë LSDM-në që të ndalojë manipulimin me opinionin dhe sulmet e përditshme ndaj Qytetit të Shkupit dhe administratës së qytetit, duke keqpërdorur situatën në të cilën e sollën Sallën Univerzale, për pikë politike, në dëm të shkupjanëve. Shkupit dhe shkupjanëve u nevojiten zgjidhje reale, të qëndrueshme, por mbi të gjitha, zgjidhje që do të garantojnë sigurinë e tyre.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK