
Nga 1 marsi, parkimi zonal në Shkup do të jetë më lirë 24.2.2022
Këshilltarët, sot në seancën e 5-të i shqyrtuan informatat për gjendjen në NP “Parkingu i Qytetit” Shkup, dhe e miratuan Vendimin për ndryshime dhe plotësime në çmimoren e shërbimeve të kësaj ndërmarrje. Në mbledhjen e Këshillit drejtues të ndërmarrjes, paraprakisht është marrë vendim për uljen e çmimeve në zonat e parkimit në qytet, që sot u votua nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit.
Me këtë Vendim për ndryshimin e Çmimores të shërbimeve të ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, ulja e çmimit ka të bëjë me parkimin për një orë në zonat, edhe atë në zonën A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A nga 50 denarë , zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B nga 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonën C dhe D zvogëlohet në 25 denarë.
Ky vendim për uljen e çmimit të parkimit në Shkup do të zbatohet nga 01.03.2022.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK