Inspektorët e Qytetit të Shkupit konfiskuan nëntë leje qarkullimi të transportuesve të paligjshëm 24.3.2022

Inspektorët e trafikut rrugor të Qytetit të Shkupit në kuadër të detyrave të rregullta të punës gjatë ditëve të kaluara kanë kryer kontrolle në tri turne, ku janë kontrolluar mbi 40 transportues. Gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi dhe janë konfiskuar 9 leje qarkullimi të transportuesve të paligjshëm.

Qyteti i Shkupit vazhdon me inspektimet e intensifikuara për të mundësuar respektimin e dispozitave ligjore, ndërsa Inspektorati vazhdon me kontrolle të intensifikuara për parandalimin e transportuesve të paligjshëm në territorin e qytetit. Gjatë kontrolleve sanksionohen pa dallim të gjithë ata që nuk respektojnë Ligjin për Rrugët Publike dhe që rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafikun rrugor.