
Seanca e tretë e Trupit Koordinues të Kryetarëve të Komunave të Shkupit 24.3.2022
Në seancën e tretë të sotme të Trupit Koordinues të kryetarëve të dhjetë komunave të Shkupit, u diskutua për shumë tema, ndër të cilat edhe për realizimin e aksionit të madh pranveror të punës në të gjitha komunat e Shkupit, si dhe inspektimin e intensifikuar për ruajtjen të mirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit. Në seancën e sotme u bisedua edhe për përmirësimin e pagesës së tatimit mbi pronën në periudhën e ardhshme.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, informoi kryetarët e komunave se Inspektorati i Qytetit kryen në vazhdimësi inspektime të intensifikuara për të parandaluar shkatërrimin e të mirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit dhe kërkoi përfshirje më të madhe të inspektimeve komunale në ruajtjen e pajisjeve urbane dhe kontejnerëve për mbetje.
“Kurrsesi nuk duhet të lejohet arbitrariteti i individëve dhe toleranca ndaj shkatërrimit të të mirave publike dhe mjedisit, është e nevojshme përfshirje më e madhe e inspektimeve komunale për ruajtjen e të mirave publike, autorët duhet të dënohen pa përjashtim”, tha Arsovska.
Në lidhje me aksionin pranveror të punës, kryetarja Arsovska informoi se realizimi po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar, sektorët kompetentë të Qytetit dhe komunave janë në koordinim të vazhdueshëm për të përmbushur kërkesat e qytetarëve gjatë aktiviteteve në secilën komunë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK