ME DONACIONIN NGA HALKBANK, QYTETI I SHKUPIT RIKONSTRUON TE GJITHA 19 URAT NE PARKUN E QYTETIT 24.4.2020

Për herë të parë pas disa dekadave, Qyteti i Shkupit, me donacion nga Halkbank, do të riparojë plotësisht të gjitha 19 urat për këmbësorë në pjesën e dytë të Parkut të Qytetit.

Rindërtimi i urave filloi sot dhe do të zëvendësojë dyshemetë prej druri me materiale te reja prej druri, por me cilësi më të mirë, rezistente ndaj kushteve klimatike, ngjyrosje te sipërfaqeve metalike me ngjyre qe mbron nga korrozioni, vendosjen e rampave për biçikleta dhe personat me nevoja të posaçme, që do t’i bëjnë këto ura më të sigurta për t’u përdorur, më afatgjata dhe më të bukura estetikisht. Aktivitetet per riparimin e urave pritet të përfundojnë brenda dy muajve.

- Një rikonstruksion i këtillë i të gjitha 19 urave nuk është bërë kurrë më parë. Dua të falënderoj Halkbank si një kompani me përgjegjësi shoqërore që i doli përballë Qytetit te Shkupit për ta realizuar bashkërisht këtë aksion. Qëllimi ynë është që t'ua bëjmë të mundur qytetarëve të kënaqen dhe shijojne Parkun e Qytetit, ndërsa kur të kalojnë nëpër këto ura të ndihen të sigurt. Shkupi është qytet që investon në zhvillimin e tij edhe përkundër kushteve të vështira. Pandemia do të kalojë dhe jeta do të duhet të vazhdojë. Le ta presim vazhdimin e jetës me një infrastrukturë më të mirë në Parkun e Qytetit dhe në rrugët tona - tha sot kryetari Petre Shilegov, në fillimin e punimeve ndërtimore për rikonstruimin e urave në Parkun e Qytetit.