ME STERILIZATORIN E RI, DRISLLA BËHET DEPONI MODERNE 24.6.2020

NP deponia Drislla-Shkup ka siguruar një sterilizator të ri për trajtimin e mbeturinave mjekësore nga marka e njohur italiane CISA, që është një sistem inovativ plotësisht i automatizuar me teknologji dhe cilësi të lartë. Blerja e sterilizuesit i jep fund trajtimit të papërgjegjshëm të mbeturinave mjekësore, gjegjësisht trajtimit joadekuat të mbetjeve mjekësore, të cilat më pas përfundonin në Drisla si mbeturina të zakonshme, gjë e cila paraqiste rrezik potencial për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

 

Sterilizatori i ri ka kapacitet prej 2,000 litrash dhe mund të trajtojë për një orë 350 kg mbeturina, me çka do të plotësojë nevojat ditore të deponisë. Sistemi i trajtimit të mbetjeve mjekësore është i pajisur me  copëtues që zvogëlon vëllimin e tij deri në 80%, me pompë vakumi të thatë që do të kontribuojë në kursimin e shpenzimit të ujit deri në 98%, si dhe sistem të kursimit të energjisë që gjithashtu siguron mjedis ekologjik dhe nuk lejon që ajri i lëshuar nga sterilizatori të ndot mjedisin.

 

Siç njoftoi kryetari Shilegov në konferencën për media për kthimin e Drisllës Qytetit të Shkupit në fillim të këtij viti, Drislla pas një kohe të gjatë neglizhencë në punën nga udhëheqësia e mëparshme, sot kjo ndërmarrje publike ngadalë por me siguri po bëhet një deponi sanitare që përdor teknologji moderne për trajtimin e mbeturinave me gjithë potencialin e vet ekonomik të vendosur ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve.