INSPEKTORËT E QYTETIT JANË NË KËRKIM TË PERSONIT QË KA HEDHUR MBETJE MEDICINALE TEK SALLA BORIS TRAJKOVSKI 24.8.2020

Këtë fundjavë, vazhduan aktivitetet e ekipeve të Inspektoratit të Qytetit me mbështetjen e Eko-patrullës së NP "Higjiena Komunale", ku u kryen aksione për kontrollin e hapësirave publike, në lidhje me hedhjen ilegale e mbeturinave.

Gjatë këtyre aksioneve, në kontejnerët për mbeturina komunale të vendosura pranë QT "Boris Trajkovski", u gjetën mbeturina mjekësore të hedhura në mënyrë të parregullt (shiringa). Në periudhën që vijon, shërbimet inspektuese do të punojnë për gjetjen e laboratorit që deponon në mënyrë jo të duhur mbeturina mjekësore, pastaj të njëjtit do të sanksionohen.

Gjatë ditës së djeshme u kontaktuan shërbimet speciale të NP “Drislla”, të cilët me pajisje speciale morën mbeturinat mjekësore dhe i transportuan në deponinë ku do të trajtohen përkatësisht.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që ta mbrojnë mjedisin dhe hapësirat publike nga ndotja, dhe mbeturinat shtëpiake t'i deponojnë ekskluzivisht në kontejnerët e destinuar për mbeturina komunale.

Rikujtojmë se NP "Higjiena Komunale" ka sjell risi në shërbimin për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave të rënda nga shtëpitë e qytetarëve. Banorët e qytetit të Shkupit, të cilët kanë nevojë të lirohen nga mobilet e tyre të vjetra dhe pajisjet e papërdorshme elektronike dhe elektrike, mund të porosisin shërbimin për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave me automjetet speciale të NP "Higjiena komunale" në numrin falas të telefonit 0800 222 33. Me ndryshimet e shërbimit, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mundësinë që mbeturinat e tyre të rënda të merren direkt nga brenda shtëpisë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për amvisëri individuale apo kolektive.

Shërbimi për mbledhjen e mbeturinave të rënda nga shtëpitë e qytetarëve paguhet në përputhje me listën e çmimores të NP "Higjiena Komunale".