NESËR – PËR TË 17-ën HERË „NATA E BARDHË“ NË 13 LOKACIONE NËPËR KRYEQYTET 24.9.2021

Këtë të shtunë organizohet „Nata e Bardhë“ për të 17-ën herë, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin programin kulturor-argëtues në 13 lokacione nëpër Shkup.

Shkupi dhe shkupjanët do të kenë mundësi përsëri të jenë pjesë e një përjetimi unik kulturor, të „Nata e Bardhë“ tashmë tradicionale. Artistët e shumtë që do të paraqiten para qytetarëve me koncerte, ekspozita, projeksione kinemaje dhe performanca të tjera kulturore në 13 lokacione do ta shndërrojnë Shkupin në një qendër të ngjarjeve kulturore në vend.

Për shkak të gjendjes me KOVID-19, „Nata e Bardhë“ edhe këtë vit, si edhe vitin e kaluar mbahet një javë më parë nga ajo që është parashikuar. Programi zyrtar i „Nata e Bardhë“ do të fillojë nesër, 25 shtator, të shtunën, në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri në mesnatë, kurse për shkak të gjendjes me pandeminë, orari i punës i lokaleve do të mbetet i njëjtë, domethënë nuk do të punojnë gjatë gjithë natës.

Të gjitha manifestimet do të zhvillohen sipas protokolleve të parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në të gjitha lokacionet do të vendoset shërbimi i rojeve dhe gjatë hyrjes në lokacion vizitorët duhet të paraqesin vërtetimin për vaksinim

https://www.belanok.com/home