KANË ARRITUR 5.000 KËRKESA PËR SUBVENCIONE - PËRFUNDON THIRRJA PUBLIKE PËR SUBVENCIONET PËR INVERTERË 24.10.2020

Qyteti i Shkupit informon qytetarët se thirrja publike për dhënien e subvencioneve për kondicionerët inverterë për ngrohjen e shtëpive tashmë ka përfunduar.

Që nga hapja e thirrjes publike për subvencione për inverterët, deri më tani janë dorëzuar 5.000 kërkesa. Në përputhje me këto numra, i informojmë qytetarët se kuota e parashikuar për subvencione është përmbushur, kështu që kërkesat nga qytetarët për subvencione për inverterët nuk do të pranohen më.

Sipas kushteve në thirrje, qytetarëve do t'u kompensohen plotësisht shpenzimet për  blerjen e kondicionerit inverter, por jo më shumë se 62,000 denarë në vlerë neto.

Për qytetarët që kanë aplikuar për subvencione për inverterët dhe i plotësojnë kushtet, është duke vijuar procesi i dorëzimit të stufave të vjetra që përdorin energji jo-ekologjike në këmbim të kondicionerëve inverter për ngrohje.

Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë parashikuar 322 milion e 400 mijë denarë, të siguruar nga Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe me këto mjete pritet të zëvendësojë rreth 5000 stufa me inverterë, pra rreth 5,000 oxhakë më pak në luginën e Shkupit. .