NJOFTIM PUBLIK 24.10.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot iu drejtua Këshillit të Europës në Strasburg, Francë, në Kongresin e Pushteteve Vendore dhe Rajonale në rolin e kryetares së Forumit të Kryetarëve të Komunave të Kombeve të Bashkuara me kryetarin e sapozgjedhur të Kongresit të Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës Mark Kuls dhe Matie Mori, sekretar i përgjithshëm i Kongresit. Arsovska mori edhe një mirënjohje ndërkombëtare për përkushtimin dhe punën e saj për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit mori besimin e plotë të Partisë Popullore Europiane EPP dhe u zgjodh njëzëri në pozitë të lartë në strukturat e partisë në suazat e Kongresit. Arsovska, me propozim të kryesisë së Partisë Popullore Europiane në Kongres, njëzëri u zgjodh nënkryetare e Partisë Popullore Europiane për Pushtetet Vendore, ndërsa Anders Knape u zgjodh kryetar i Partisë Popullore Europiane për Pushtetet Vendore. 

Arsovska, si kryetare e Forumit të Kryetarëve të Komunave të OKB-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, në nëntor do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarë komunash nga SHBA, Europa, Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe ku nëpërmjet platformës do të fillohet me projektet e përbashkëta për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen pushtetet vendore, veçanërisht përmes bashkëpunimit për kujdesin ndaj të gjithë qytetarëve, gjithëpërfshirjen, qëndrueshmërinë dhe infrastrukturën.