Arsovska u takua me përfaqësuesit e "Polio Plus" - përmirësimi i kushteve të jetesës dhe përfshirje më e madhe e personave me nevoja të posaçme 24.12.2021

Përmirësimi i kushteve për jetesë të personave me nevoja të posaçme ishte tema e takimit të sotëm të kryetares, Danela Arsovska, me përfaqësuesit e Lëvizjes kundër hendikepit “Polio Plus”.

Ata theksuan se nevojitet një përfshirje më e madhe e personave me nevoja të posaçme, e cila do të sigurojë kushte më të mira dhe cilësore për çdo qytetar. Arsovska theksoi se Qyteti i Shkupit do të angazhohet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të përmirësuar kushtet, si dhe do të përpiqet të inkurajojë pushtetin qendror që të bëjë më shumë në këtë fushë.

Përmirësimi i kushteve për jetesë të personave me nevoja të posaçme është një nga projektet e rëndësishme në programin e administratës së re të qytetit. Qëllimi është që në periudhën e ardhshme të vendosen rampa dhe ashensorë në të gjitha objektet, përmirësimi i infrastrukturës së trafikut, semaforë me sinjalizim të zëshëm për personat me nevoja të posaçme, shtigje taktile për nevojat e personave me shikim të dëmtuar.

Arsovska tani më ka lëshuar urdhëresë me shkrim te të gjitha institucionet publike nën kompetencë të Qytetit, që të bëjnë vlerësim dhe të vendosin rampa hyrëse për personat me nevoja të posaçme, me afat për realizim prej 60 ditësh.