Arsovska ballafaqoi argumentet me ministren Kostadinovska Stojçevska, projekti për rikonstruksionin e Sallës Universale është i pasigurt 25.2.2022
Kryetarja Arsovska gjatë javës së kaluar vizitoi Sallën Universale, e cila ende është në fazën e rikonstruksionit, por për shkak të projektit kontestues që nuk garanton siguri po zhvillohet me ritme të ngadalta.
Në lidhje me rikonstruksionin e Sallës Universale, u deklarua edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila ishte e ftuar në takim nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, por ftesës së saj kabineti i ministres iu përgjigj me ftesë për t'u takuar para Sallës Universale.
Kryetarja Arsovska ndonëse mendon se është një reagim jashtëzakonisht joserioz nga ana e ministres dhe shumë nën nivelin që duhet të ketë një përfaqësues i Qeverisë, të ikë dhe ftesës t'i përgjigjet me ftesë, megjithatë argumentet janë në anën e Qytetit dhe para Sallës Universale shpjegoi me fakte se pse projekti për Sallën Universale, të cilin e ka nisur udhëheqja e mëparshme e Qytetit me në krye Shilegovin, është i pasigurt dhe paraqet rrezik për qytetarët në këtë formë për shkak të mangësive të konstatuara.
“Salla Universale është objekt i cili është shenjë dalluese e qytetit për shkupjanët, por nuk duhet lejuar që rikonstruksioni i saj të vazhdojë sipas një projekti i cili nuk i plotëson standardet e sigurisë. Qyteti i Shkupit nuk do të lejojë aktivitete të cilat janë në dëm të qytetarëve dhe që i prekin drejtpërsëdrejti ata, dhe nëse dikush nga pushteti i mëparshëm lokal ka guxim të shkojë deri në fund me këtë projekt dhe të garantojë siguri edhe pse projekti është i pasigurt, le të vijë dhe publikisht ta nënshkruaj dokumentin”, tha Arsovska në takimin e sotëm para Sallës Universale.
Kryetarja Arsovska shtoi se gjatë ditës së djeshme u mbajt seanca e pestë e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën u hap edhe tema për rikonstruksionin e Sallës Universale, ku këshilltarja nga radhët e LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva qartazi dhe pa mëdyshje konfirmoi me fjalët e saj, se e dinin se projekti kishte mangësi dhe se udhëheqja e mëparshme ka konstatuar një gjë të tillë, pas së cilës në mënyrë të qartë dhe me vetëdije lejuan realizimin e projektit, edhe pse e dinin që siguria nuk është e garantuar.

- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK