“Parkingu i Qytetit” me sanksione për 70 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësira publike 25.2.2022

Gjatë javës së kaluar me automjetet speciale karrotrec janë mënjanuar gjithsej 70 automjete nga hapësirat publike. Automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme janë mënjanuar me urdhër të policisë rrugore për kundërvajtje për parkim në rrugë, korsi për biçikleta, vendkalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe me thirrje nga një person i tretë.

Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” u bën apel qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, dhe automjetet t'i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve për parkim që të rregullojnë me kohë pagesën e shërbimit të parkimit, e cila mund të kryhet me SMS ose me kartë gërvishtëse.