Arsovska: Përkundër obstruksioneve e të përditshme, projektet po i realizojmë me sukses 25.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në emisionin Trilling në TV 24, theksoi se disa muaj pas marrjes së detyrës si kryetare e Qytetit të Shkupit, po përballet me obstruksione të përditshme në punën e Qytetit dhe administratës së qytetit, me qëllim që siç tha jo, të profilizohet në 100 ditët e para si kryetar i dështuar për projektet, dukshmëria e të cilave kërkon më shumë se 100 ditë.

- Qyteti i Shkupit është lënë në borxhe të mëdha, mjete të shpenzuara në mënyrë jo transparente, projekte të cilat janë nisur vetëm për PR, për të cilat nuk ka pasur as përgatitje të duhur dhe as analizë të duhur. Tani po i zgjidhim të gjitha këto probleme, ndërsa dikush po përpiqet të tregojë se dikush po i ndalon këto projekte.

Kjo është vetëm një mënyrë për të manipuluar publikun dhe për të treguar se dikush nuk punon, ndërsa e vërteta është pikërisht e kundërta. Dikush qëllimisht i solli këto projekte në një fazë ku do të jenë një sfidë e plotë për realizim dhe ne në këto katër muaj arritëm t'i zhbllokojmë shumicën e tyre. Shumë nga ato projekte që u ndërprenë në katër vitet e mëparshme tani kemi filluar të i realizojmë. Një projekt i tillë është edhe Luna Parku në Shkup, tha Arsovska.

 Ajo shtoi se edhe përkundër obstruksioneve, Qyteti arriti të menaxhojë aktivitetet e planifikuara dhe të tregojë rezultate në 100 ditët e para, dhe të gjitha aktivitetet që ishin premtuar se do të realizohen në 82 ditët e para u realizuan dhe iu dorëzuan shkupjanëve.

- Të gjitha gjërat e premtuara për 82 ditët e para të mandatit i realizuam pikërisht ashtu siç premtuam. Planifikojmë t'i realizojmë projektet kapitale që ishin paralajmëruar dhe buxhetuar në fillim të vitit, por tani është shumë më e rëndësishme t'i përkushtohemi agjendës humanitare, gjegjësisht t'i ndihmojmë qytetarët. Të gjitha mjetet me të cilat disponojmë synimi përfundimtar është që të njëjtat t'i rikthejmë te qytetarët përmes shërbimeve cilësore që do të ofrojmë, duke qenë se tashmë jemi në një situatë të palakmueshme për shkak të borxheve të mëdha që trashëgohen, por edhe si pasojë e krizës ekonomike, energjetike. dhe shëndetësore.