Arsovska: Është duke vijuar revizioni i punës së udhëheqësisë së mëparshme, institucionet do të vendosin se si do të veprojnë për të gjitha keqpërdorimet 25.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në Triling në TV 24 njoftoi se është duke u bërë revizioni i punës së udhëheqësisë së mëparshme të qytetit. Ajo ka theksuar se  deri tani janë formuar disa lëndë përfundimtare të cilat i janë dorëzuar institucioneve kompetente.

- Revizioni veçmë ka filluar. Gjithçka që do të detektohet dhe është në drejtim të shpërdorimit të detyrës zyrtare do të dorëzohet në mënyrë të rregullt në institucionet kompetente. I mbetet  institucioneve të vendosin në cilin drejtim dhe si do të veprojnë për të njëjtën.

Për ribalancin e buxhetit, Arsovska tha se ka filluar procedurë që zgjat deri në 45 ditë për përgatitjen dhe analizën se cilat mjete duhet të ndahen dhe rialokohen aty ku nevojitet. Për momentin po monitorohet procesi i punës së ndërmarrjeve publike se cilat prej tyre gjenerojnë borxhe më të mëdha, duke qenë se çmimet e energjisë janë rritur në mënyrë drastike.

Automobilat në pronësi të Qytetit nuk përdoren më jashtë orarit të punës, ekskluzivisht vetëm për qëllime zyrtare. Njëkohësisht po i shkurtojmë të gjitha shpenzimet joproduktive dhe këto mjete i kemi rialokuar që t'u kthehen qytetarëve. I ndihmojmë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, sigurojmë vakte për të pastrehët, tha Arsovska.