Vazhdon pastrimi i kejit të lumit Vardar 25.5.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” këto ditë po pastrojnë pjesën e kejit të lumit Vardar nga ura për këmbësorë te vendbanimi Zlokuçani deri te hoteli “Aleksandar Palas” dhe me trimerë po kryejnë prerjen vegjetacionin nga shpatet në këtë pjesë të kejit. Deri më tani janë pastruar pjesët nga Ura e Hekurt në Vllae deri te ura në hotelin “Aleksandar Palas”.

Aktivitetet po zhvillohen në të dy anët e kejit, gjithashtu është pastruar edhe hapësira nga ura “Kombet e Bashkuara” deri te Ura e Hekurt në Vllae, si dhe pjesa tek “Ura e hekurt” deri te objekti i TV Kanal 5.

Në periudhën e ardhshme do të vazhdon prerja intensive e vegjetacionit në kejin e lumit Vardar, në përputhje me Programin për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, lumenjve Serava, Lepenec, Treska dhe kanaleve të hapura në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2022.