
SHKUP MË I PASTËR – IMPERATIV DHE OBLIGIM PËR QYTETIN E SHKUPIT DHE PËR QYTETARËT 25.7.2019
Pastrimi i deponive, fshirja dhe larja e të gjitha rrugëve të qytetit dhe komunave, krasitja e degëve dhe kositja e barit, mbushja e gropave goditëse dhe përforcimi i kontrolleve inspektuese - këto aktivitete do të përfshihen në aksionin e madh për pastrimin dhe rregullimin e sipërfaqeve publike të qytetit që do të zhvillohet nesër dhe pasnesër, ndërsa do të realizohet nga Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike të Qytetit dhe komunat e Shkupit. Gjatë ditës së nesërme a ksioni do të zhvillohet në komunat: Saraj, Gjorçe Petrov, Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë, ndërkaq të shtunën do të punohet në Aerodrom, Shuto Orizarë, Gazi Babë, Çair dhe Butel.
- Në këtë aksion do të kyçen të gjitha potencialet teknike dhe njerëzore në ndërmarrjet publike të Qytetit, të ndihmuar nga administrata e qytetit dhe komunat. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që janë të interesuar të jetojnë në qytet më të pastër dhe më të bukur për t'u bashkangjitur në këtë aksion të madh - tha kryetari Petre Shilegov në konferencën e sotme për media, në të cilën e paralajmëroi aksionin e madh për pastrim.
Ai theksoi se pas këtij aksioni për pastrim do të përforcohet mbikëqyrja nga Qyteti dhe komunat, në mënyrë që të parandalohen rikrijimi i deponive ilegale në të njëjtat vende.
- U bëj thirrje qytetarëve që ta respektojnë mënyrën dhe rendin e hedhjes së mbeturinave. Ne punojmë në një koncept që gjatë muajit gusht do t'u ofrohet qytetarëve- në 3 deri në 5 lokacione në ditë të përcaktuara saktësisht në komunat e tyre, që do të thotë në më shumë se 50 lokacione në qytetin tonë, qytetarët do të mund që pa pagesë t’i lënë mbetjet e rënda. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm ku i hedhim mbeturinat që qyteti jonë të bëhet më i pastër dhe më i bukur - tha Shilegov.
Në konferencën e sotme për media morën pjesë kryetarët e disa komunave të Shkupit, si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike të qytetit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK