NESËR SHËNOHET 56 VJETORI NGA TËRMETI KATASTROFAL NË SHKUP 25.7.2019

 

Çdo vit, 26 korriku na kujton solidaritetin e shkupjanëve dhe solidaritetin e botës nga viti 1963, kur tërmeti katastrofal me fuqinë rrënuese të tij mori shumë jetë njerëzore dhe e shndërroi Shkupin në gërmadha. Kjo datë është ngulitur në kujtesën kolektive të Shkupit si një nga momentet më të vështira të historisë dhe ekzistencës së tij.

Shënimi i 56 vjetorit të tërmetit shkatërrues në vitin 1963, do të fillojë me vendosjen e luleve në orën 10 në Përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e qytetit në Butel.

Në ora 19:30 , te Guaca në Parkun e qytetit me një koncert të korit të përzier të qytetit "Vardar" do të fillojë koncerti me të cilin Qyteti i Shkupit këtë vit e shënon 26 korrikun, dhe më pas vijojnë performancat e Big Bendit udhëhequr nga Ljupço Mirkovski, pop ylli  Kanita Suma, Tanos Stavridis me harmonikë, këngëtarja serbe e këngëve burimore Biljana Krstiç dhe Vllatko Stefanovski.

Përveç kësaj, institucionet e qytetit çdo vit përfshihen në shënimin e 26 korrikut. Kështu, QKR e përgatit ngjarjen "QKR për Shkupin" me program tërë ditor. Do të organizohen edhe dy punëtori kreative për fëmijët që do të fillojnë në ora 18:30 për shkrim kreativ, ilustrim dhe vizatim dhe program të pasur muzikor. Vizitorët saktë në mesnatë do të kenë mundësinë ta shohin edhe projeksionin më të ri të Rade Sherbexhia "Çlirimi i Shkupit".

Nesër në orën 19:00 në Parkun e qytetit te Guaca do të mbahet punëtoria për fëmijë "Ngjyrose Shkupin".

Shënimi i kësaj dite është kujtesë për të gjithë ne për dorën e zgjatur nga njerëzit human  dhe për atë se çfarë bëri bota për ne në ato momente të vështira dhe tragjike.