
U HAP “BOSTANIE”- KOPSHTI I PARË URBAN NË SHKUP 25.8.2021
Kopshti i parë urban në Shkup, i cili gjendet në parkun në Lisiçe të re, nga sot ka hap dyert për vizitorët. Kopshti ′′Bostanie′′ është bërë sipas projektit të Shoqatës qytetare “Arka e Gjelbër”, ndërsa është implementuar me mbështetje financiare të Qytetit të Shkupit, dhe në bashkëpunim me Komunën e Aerodromit, NP” Parqe dhe gjelbërimi", Fakulteti i Pylltarisë, Instituti i Ndërtimtarisë dhe me disa kompani të përgjegjshme shoqërore.
Ky projekt është një kontribut tjetër në arritjen e konceptit për qytet rezistent, gjegjësisht përshtatje ndaj ndryshimeve klimaterike dhe forcimit të rezistencës urbane në Shkup. Për realizimin e këtij projekti, janë parashikuar 2 milionë denarë mbështetje financiare nga buxheti i Qytetit të Shkupit.
Kopshtaria urbane që po zhvillohet me ritëm të shpejtë në qytetet e tërë botës synon të socializojë dhe të bashkojë qytetarët duke i shndërruar sipërfaqet publike në kopshte, respektivisht në oaza për të prodhuar ushqim të shëndetshëm, duke i ndarë përvojat dhe përgjegjësitë. Qëndrueshmëria e kopshteve urbane bazohet në aplikimin e dizajnit në terren, duke marrë parasysh të gjitha elementet si: mikroklima, gjeologjia e terrenit, përvojat e komunitetit në kultivimin e kulturave të ndryshme kopshtare, furnizimi me ujë, energjia elektrike, qasja e rrugëve dhe elemente tjera.
Realizimi i suksesshëm dhe mirëmbajtja e kopshtit të parë urban përmes veprimit të përbashkët të vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve, do të jetë inkurajuese për nisma qytetare për rregullimin e kopshteve të tilla urbane edhe në lokacione tjera të përshtatshme në Shkup. Në këtë mënyrë, përveç pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve në krijimin e një mjedisi më rezistent dhe bashkëpunimi me pushtetin vendor, si dhe përmes përgjegjësisë personale dhe të përbashkët për mirëmbajtjen e kopshteve dhe ndjenjës më të madhe të përkatësisë ndaj komunitetit, do të sigurohen një numër më i madh i oazave mikroklimatike që do të përmbushin nevojat rekreative apo edukative të shkupjanëve.
Është e rëndësishme të theksohet se është siguruar edhe trajnimi praktik për kopshtarinë e qëndrueshme për pjesëmarrësit e komunitetit, kopshtarë-qytetarë, nga ana e stafit profesional nga kjo fushë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK