
BLERËSIT E FSHEHTË NË KËRKIM TË OBJEKTIT MË TË MIRË HOTELERIK NË SHKUP 25.9.2019
Ju informojmë se Qyteti i Shkupit për herë të dymbëdhjetë mbështet projektin "Objekti më i mirë hotelereik ndër më të mirët".
Projekti përfshin përdorimin e fshehtë të shërbimeve (mystery shopping) në objektet hotelierike të qytetit të Shkupit. Vizitat në objektet nga blerës të pavarur dhe të fshehtë bëhen me qëllim për të matur cilësinë e shërbimit që ofrojnë objektet e hotelierisë në qytet.
Për realizimin e këtij projekti janë përzgjedhur 160 objekte hotelierike në territorin e qytetit të Shkupit, të cilat me 500 vizita (në periudhën ndërmjet 01 dhe 30 shtator 2019) nga blerësit e fshehtë të pavarur dhe objektivë do të vlerësohen sipas disa kritereve: kontakti i parë me mysafirët, higjiena e objektit, dukja dhe higjiena e tualeteve, ambienti i objektit, shërbimi i kamerierëve, cilësia e ushqimit dhe kontakti përfundimtar me mysafirët.
Në bazë të rezultateve të hulumtimit, do të përzgjidhen tre restorante më të mira, tre gjellëtore më të mira, tre bare lounge & meze, si dhe tre kafeteritë më të mira që kanë arritur rezultatin më të lartë të përgjithshëm në elementet e anketuara.
Më të mirëve do t'i jepet mirënjohje publike në formë të pllakatës.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK