Qyteti i Shkupit dhe NTP nënshkruan kontratë për organizimin e transportit të personave me invaliditet të rëndë fizik 25.1.2022

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup lidhën kontratë për realizimin e organizimit të transportit të personave me invaliditet të rëndë fizik dhe personave me invaliditet të rëndë motorik, të cilët për shkak të lëvizjes kanë nevojë për karrocë invalidësh, me automjet të adaptuar posaçërisht.

Transporti i përdoruesve realizohet me automjete të adaptuara posaçërisht me drejtim automatik të rampës për karrocën e invalidëve, doreza për mbajtje, rripa dhe  shufra për frenimin e karrocave të invalidëve. Automjetet të cilat janë në pronësi të Qytetit të Shkupit i janë dhënë në përdorim NTP-së.

Realizimi i transportit në destinacione në territorin e Qytetit të Shkupit, është në përputhje me Programin për aktivitetet në fushën e mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore në qytetin e Shkupit, për vitin 2022.

Qyteti i Shkupit punon me përkushtim në përmirësimin e aksesit në institucionet e qytetit për personat me aftësi të kufizuara fizike, si dhe lëvizshmërisë së tyre nëpër qytet.