Qyteti i Shkupit me mbështetje për punktin dhe strehimoren për personat e pastrehë 25.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

Me këtë marrëveshje parashikohet mbështetje për aktivitetet e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit për sigurimin e shërbimeve në bazë ditore, përkatësisht përkujdesje të përkohshme për personat e pastrehë në territorin e qytetit të Shkupit në punktin dhe strehimoren për personat e pastrehë. Aktivitetet janë në kuadër të projektit të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit „Mendojmë për të pastrehët“.

Aktivitetet e Punktit për të pastrehët e Kryqit të Kuq mbështeten nga Qyteti i Shkupit. Strehimorja për përkujdesjen dhe pranimin e përkohshëm personave të pastrehë u mundëson strehim, qëndrim ditor me ushqim, mbrojtje shëndetësore, kushte për ruajtjen e higjienës dhe shërbime të tjera psikologjike dhe sociale. Personat e pastrehë në këtë qendër marrin shërbime higjienike, rroba të pastra, shërbime berberi, vizita mjekësore dhe ilaçet e domosdoshme, biseda dhe këshilla me psikolog dhe ushqim të ngrohtë.

Personat e pastrehë mund të thërrasin ekipin e Punktit në telefonin 3139 578 në drejtorinë e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.