U pastrua plotësisht deponia e paligjshme në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës 25.1.2022

Ekipet e qytetit të Shkupit sot përfunduan me pastrimin e plotë të deponisë në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës, e cila zinte një sipërfaqe mbi 13.000 metra katror. U mblodhën mbi 4.000 metra kub mbetje komunale dhe ndërtimore që ndotnin çdo ditë mjedisin dhe kërcënonin shëndetin e banorëve të kësaj komune.

Qyteti i Shkupit punon me intensitet në pastrimin e deponive në lagjen Lisiçe, Novo Selo në komunën Gjorçe Petrov, si dhe pastrimin e plotë të deponisë së paligjshme në vendbanimin Bërnjarci, në komunën e Gazi Babës.

Pastrimi i të gjitha deponive të paligjshme në Shkup është prioritet, me qëllim parandalimin e ndotjes së ajrit, truallit, ujërave dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Inkurajojmë qytetarët të përfshihen në këtë aksion të Qytetit, duke denoncuar deponi të paligjshme, por mbi të gjitha, të jemi qytetarë të ndërgjegjshëm të cilët sillen me përgjegjësi ekologjike dhe kujdesen për qytetin e tyre dhe mjedisin.