SHILEGOV: NË VENDIN E DEPONISË SË VJETËR DO TË KETË SIPËRFAQE TË RE TË GJELBËR TEK STACIONI HEKURUDHOR 25.2.2020

Kryetari Petre Shilegov vizitoi vendin ku deri para disa ditësh kishte deponi të egër që shëmtonte këtë pjesë të Shkupit. Në afërsi të vendit që tash është pastruar, Shilegovi mbajti edhe konferencë për media së bashku me kryetarin e Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç dhe kryetarin e Komunës Aerodrom, Zllatko Marin tek mbikalimi i stacionit hekurudhor.

- Sot ne jemi në lokacionin që më shumë se 20 vjet ka qenë deponi e egër dhe ishte vend që askush më herët nuk e kishte parë të arsyeshme për ta rregulluar. Bëhet fjalë për sipërfaqe prej mbi 6.000 metra katrorë, dhe përmes NP “Rrugë dhe rrugica” gjatë periudhës së kaluar e kemi pastruar atë deponi të egër dhe janë grumbulluar më shumë se 15.000 metra kub mbeturina. Sot po inspektojmë këtë hapësirë ​​të re publike, ku duhet të ngritët park i vogël dhe shesh lojërash për fëmijë, me qëllim që këtë lokacion midis komunave Aerodrom dhe Qendër ta rregullojmë, që gravitojnë veçanërisht drejt kësaj pjese, e cila më parë ishte vend që nuk ishte thjesht dinjitoz as për shikimin, as për të jetuar. Besoj se do ta zbukurojmë këtë pjesë të qytetit në mënyrë që t’u sigurojmë qytetarëve tanë një vend të këndshëm ku ata mund ta kalojnë kohën e lirë - tha Shilegovi.

Ai shtoi se ky është vetëm fillimi i aktiviteteve të Qytetit gjatë këtij sezoni, veçanërisht në hapjen e hapësirave të reja publike.

- Në këtë moment po pastrohen deponitë në komunën e Butelit, Gjorçe Petrovit, Kisella Voda, Karposh, Aerodrom, ku do të ngritën parqe të reja të këtilla të vogla, mini oaza të gjelbra, me qëllim që ta mbrojmë hapësirën publike, kryesisht nga shkatërrimi ndërtimor, por edhe nga hedhja e mbeturinave kushdo kudo që të arrin. I rikujtoj qytetarët e Shkupit se Shkupi do të jetë qytet aq i bukur sa të gjithë do të donim ta bënim së bashku - tha Shilegov.

Ai, gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të përgjegjshëm ndaj mjedisit dhe mbeturinat që prodhojnë.

Qyteti vazhdon me inspektime të përforcuara për të parandaluar rikrijimin e deponive ilegale në të njëjtat vende si më parë.