
PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 207 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE 25.2.2021
Gjatë javës së kaluar (17.02 – 24.02.2021) me automjetet speciale –merimanga- janë larguar 207 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të pa rregullt, 31 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 176 automjetet tjera janë larguar me urdhëresë nga policia e trafikut për shkak të shkeljeve të bëra si: parkim në rrugë, në shteg biçikletash, në vendkalim për këmbësorë, në trotuar, në sipërfaqe të gjelbër në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes nga pala e tretë.
Kontrollorët e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 453 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, më saktë, për mos pagesë të shërbimit për parkim. Nga këto, 31 automjete u larguan me shërbimin “merimanga” për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar për qëndrim në parking.
Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike "Parkingu i qytetit" apelojnë te qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, dhe automjetet e tyre t'i parkojnë vetëm në parkingjet e përcaktuara. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që në kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit të parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendosen bllokatorë në gomat e automjetit. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë.
- ВЕСТИ
- 12.04.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 636 AUOTOMJETE
- 10.04.2021 - QYTETI I SHKUPIT DO TA RINDËRTON RRUGËN LLUKA GEROV NË GJORÇE PETROV
- 10.04.2021 - “ÇIKLIZËM ËSHTË KUR KA GJITHÇKA”-QYTETI I SHKUPIT ME FUSHATË PËR PROMOVIMIN E ÇIKLIZMIT
- 09.04.2021 - QYTETI I SHKUPIT: SË SHPEJTI SUBVENCIONE PËR KONDICIONERË INVERTER DHE PASTRIMIN E OXHAQEVE
- 09.04.2021 - QYTETI I SHKUPIT VAZHDON T’I NDIHMOJË HOTELIERËT SHKUPIT
- 08.04.2021 - JANË LARGUAR 169 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 07.04.2021 - U SHËNUA PATRONAZHI I SHKOLLËS SË MESME TË MJEKËSISË “PANÇE KARAGJOZOV”
- 07.04.2021 - KRYETARI SHILEGOV NË TAKIM ME MENAXHMENTIN E KOMPANISË GJERMANE “LIDL”
- 06.04.2021 - SPORTELET NË BARAKËN NUMËR 16 NGA SOT DO TË PUNOJNË DERI NË ORA 18
- 05.04.2021 - FILLOI HEQJA E ANIJES SË PARË NGA SHTRATI I LUMIT VARDAR