
SHILEGOV: BANORËT E SHKUPIT DO TË FITOJNË HAPËSIRË PUBLIKE NË BREGUN E LUMIT VARDAR "13 NËNTORI" 25.2.2021
Sot, Kryetari Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së këshilltarëve, shpjegoi në detaje projektin për rregullimin e bregut të lumit "13 Nëntori", në pjesën nga sheshi i qytetit deri te rruga Stiv Naumov.
- Para disa ditëve, veçmë kanë filluar aktivitetet ndërtimore për rindërtimin e bregut "13 Nëntori", ku është paraparë rirregullim i plotë i parterit, në këtë fazë tarracat po largohen nga ana e lokaleve që ishin vendosur aty në të kaluarën. Projekti u prezantua para publikut, nuk do të ketë më tarraca të ashtuquajtura qendrore, do të jetë tërësisht një hapësirë publike që do t'u shërbejë qytetarëve si shëtitore. Sipas programit të miratuar nga Komuna e Qendrës për vendosjen e pajisjeve urbane, me siguri do të ketë rritje të tarracave, përkatësisht tarracave të përparme të lokaleve. Gjithashtu, pasi është rrugë sekondare, lëvizja e automjeteve do të zgjidhet sipas marrëveshjes me Telekomin, të cilën fatkeqësisht e kemi trashëguar, por do të jetë lëvizje e një numri të zvogëluar seriozisht të automjeteve, me zgjidhje të re –smart- që me njohjen e udhëtarëve do të ngrihet rampa, dhe pastaj edhe rampa e dytë do të duhet të njohë automjetin që të mund të hyjë në kejin e Vardarit, në orë të përcaktuara në mënyrë rigoroze gjatë ditës, një orë deri në një orë e gjysmë, ekskluzivisht në mëngjes kur shkojnë në punë, dhe pasdite kur dalin nga puna, nga ora 8 deri në 9:30 të mëngjesit dhe nga ora 14 deri në 17:30 pasdite. Do të jetë një numër i kufizuar i automjeteve që do të marrin miratime speciale dhe do të futen në softuer në mënyrë që lëvizja e tyre të kontrollohet - tha Shilegov në përgjigjen e tij në pyetje të këshilltarit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK