“Parkingu i Qytetit” me sanksione për 123 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësira publike 25.3.2022

Gjatë javës së kaluar (17.03 - 23.03.2022) me mjetet speciale karrotrec janë mënjanuar nga hapësirat publike gjithsej 123 automjete. Mjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme janë mënjanuar me urdhër të policisë rrugore për kundërvajtje për parkim në rrugë automobilistike, korsi për biçikleta, kalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat rrugore, si dhe me thirrje nga një person i tretë.

Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, dhe automjetet t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara. U bëjmë thirrje të gjithë përfituesve të shërbimeve të parkimit që të rregullojnë pagesën për shërbimin e parkimit në kohën e duhur. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet me SMS ose me kartë gërvishtëse.